Edhe një shigjetë helmuese në drejtim të popullit shumicë të Kosovës nga “demonokracia” euro-aziatike

11:08 AM | 09/06/2017
Edhe një shigjetë helmuese në drejtim të popullit shumicë të Kosovës nga “demonokracia” euro-aziatike
Opinione
0

Shkruan: Sejdi Veseli

Në adresë të popullit shumicë të Kosovës u lëshua edhe një pamflet politik i sajuar nga “qatipët” e drejtorëve të e IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit), Bakhatyar Aljaf dhe doc. dr. Zijad Bećirović, me titull bombastik: “Kosova: Paralajmërimi i ndryshimeve tektonike në skenën politike”.
Duke lexuar këtë produkt të IFIMES, s’ka se si të mos dyshohet me bazë, se është se është sajuar sipas porosisë të atyre që UÇK-në, e kishin dhe e kanë halë në sy. Natyrisht, s’ka se të mos besohet, se publikimi i këtij pamfleti politik, në vlugun e fushatës elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, nuk është diçka e rastësishme… “jo” për të ndikuar në rrjedhjen e zgjedhjeve, sepse veprimi i tillë për demokracitë euro-perëndimore (s)është diçka e huaj. Se është kështu ka dëshmi të shumta!
Me 31 maj 2017, në postën time elektronike më erdhi pamfleti në fjalë, i dërguar nga http://www.ifimes.org. Ishte titulli ai që më tërhoqi që ta lexoja këtë pamflet politik, i cili nga autorët e sajimit të tij quhej analizë, natyrisht e veshur me petkun e kinse paanësisë, e sajuar nga njohës të mirë të tematikës që përthekohej në te.
E lexova dhe e rilexova me vëmendje këtë “analizë” politike. Me la përshtypje, aspak dashamirëse ndaj të vërtetës, për mos me thënë, ndaj popullit shumicë të Kosovës, pra ndaj shqiptarëve të cilët përbëjnë mbi 95% të popullit të saj.
Kur është e ditur, se nga si po e quajë Ballkani Përendimorse vetëm populli i Kosovës, nuk gëzon të drejtën për lëvizje të lirë në “Evropën Plakë”, përkundër faktit se është njëri prej popujve më të vjetër të saj, ky pamflet i porositur me ngjalli kujtime të hidhura, nga e kaluara jo e largët, ajo e rezolutave dhe memorandumeve serbijane. Andaj, vendosa t’i ndajë me lexuesin opinionet e mia rreth këtij pamfleti politik, për të cilin mund të dyshohet me bazë se është i porositur nga po ato çarqe të cilat vazhdojnë ta konsiderojnë Atëmëmëdheun e shqiptarëve, si monedhë për kusuritje.
Që në fillim dua ta lusë lexuesin që të më kuptojë drejt, se nuk pretendoj se do të arrijë t’i them të gjitha ligësitë që mbartë në përmbajtjen e tij ky pamflet politik, por dhembjet e goditjeve nën brez, nga ata që na hiqen si miq dhe që po vazhdojnë të na konsiderojnë monedhë për kusuritje në pazaret me thundrakët sllavomëdhenj dhe babain e tyre “Ariun e Sibirit”, i ndiej si çdo shqiptarë që mendon dhe jeton shqip.
Lëgësitë që ngërthen në përmbajtjen e tij ky pamflet politik kundra-shqiptarë i IFIMES, do të përpiqem t’i parashtrojë, duke u udhëhequr nga citimet që do t’i rendisë me radhë.

1.”Me 11 qershor 2017, në Kosovë mbahen zgjedhjet e treta parlamentare, që nga shpallja mëvetësisë me 17 shkurt 2008
…Kosova është njëra prej vendeve në regjion ( së bashku me Maqedoninë) e cila ka probleme me listën përfundimtare të votuesve, e cila është e pa pastruar dhe si e tillë është e pabesueshme, sepse është jashtë çdo logjike për një shtet me rreth 2 milion banorë, të ketë 1.8 milionë banorë me të drejtë vote…”
Para se gjithash nga përmbajtja e këtij citati shihet qartë, se për zotërinjtë e IFIMES nuk ekziston nocioni republikë, jo vetëm për Kosovën, por as për Maqedoninë. Pse? Sepse, për hatër të bashkëpunimit me Republikën e Serbisë, e cila u shërben si burim i (dez)informatave, nuk preferojnë të shkruajnë ashtu siç edhe është, Republika e Kosovës edhe në material që pretendojnë se është shkencorë. E njëjta gjë ndodhë edhe me Republikën e Maqedonisë, por këtu për hatër të tre pretenduesve për ta gllabëruar, grekomëdhenjve, serbomëdhenjve dhe bullgaromëdhenjëve.
Lehtë mund të paramendohen arsyet e vërteta, pse nga hartuesit e këtij pamfleti janë anashkaluar apo thënë troç, janë shpërfillur zhvillime shumë të dëmshme për Kosovën, të cilat ndodhën para hundëve të tyre. Konsideroj se kam të drejtë të theksojë: para hundëve të tyre, ngase, siç edhe është e ditur, zhvillimet e përgjithshme politike dhe ekonomike në Kosovën e pasluftës janë zhvilluar, duke u bazuar në rregullat (direktivat), të cilat imponoheshin dhe vazhdojnë të imponohen të kamufluara, me vellon e këshillave nga “ekspertët” e UNMIK-ut, OSBE, BE, EULEX, si dhe nga dreqi e i biri, të ardhur me detyrë për ndërtimin dhe jetësimin e demokracisë, jo vetëm nga vendet evro-perëndimore, por edhe nga Kuba, Bangladeshi, Rusia…
Kam bindjen se të dhënat që do parashtroj në vijim, do të shpjegojnë shumëçka në lidhje me listën e votuesve:
a. Numri i banorëve të Kosovës unmikistan dhe eulekistan, të pamundësi për të siguruar kafshatën e gojës, u detyruan të marrin rrugët e kurbetit, shumica me pasaporta të Unmikistanit;
b. “Qatipët” e dirigjuar nga Bakhatyar Aljaf dhe doc. dr. Zijad Bećirović, me siguri as që janë përpjekur të sigurojnë të dhënat, se cila ka qenë shkalla e profesionalizmit e personelit të angazhuar për regjistrimin e fundit të popullsisë apo cili është numri saktë i banorëve me shtetësi të Kosovës, të cilët e kanë të drejtën e votës, por që një numër i madh i tyre punojnë në vendet e huaja, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian!
2.”Në zgjedhjet e ardhme do të votojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë saj, dhe që janë paraqitur me kërkesë për të votuar. Në mesin e tyre dominojnë serbët, të cilët jetojnë të shpërngulur nëpër Serbi.”
Është e vërtet se në zgjedhjet e shkuara kanë dominuar “serbët e shpërngulur në Serbi!” Por, lind pyetja? A posedojnë të dhëna të sakta hartuesit e këtij pamfleti:
Sa ka qenë numri i vërtetë i serbëve të cilët jetonin në Kosovën e paraluftës?
Sa është numri i serbëve të cilët, aktualisht jetojnë në Kosovë?
Kam bindjen, zaten mund të kuptohet nga pamfleti, se përveç shifrave që ua ofron Beogradi zyrtar, gjë tjetër nuk posedojnë. Kur është kështu, është në të mirën e IFIMES që të heq dorë dhe t’i harroj të “dhënat” që u ofrohen nga propaganda serbo-çetnike e Beogradit zyrtar, sepse ato gjithçka mund të jenë por të sakta jo!
Pse, lind pyetja?
Sepse në shërbim të politikës së vet hegjemoniste, serbo-çetnikët e Beogradit, jo vetëm se e stërmadhojnë numrin e të shpërngulurve, pa u mërzitur se këtë e bëjnë në kurriz të atyre fatkeqëve të cilët vërtet janë të shpërngulur, por duke i paraqitur si të shpërngulur edhe emigrantët nga Vrraka dhe Malësia e mbishkodrës, të cilët në prag të fillimit të luftës, të nxitur nga Beogradi u dynden në Kosovë. Çka është edhe më keq, pafytyrësia e këlyshëve të kasapit Millosheviq, nuk njeh kufij, ata edhe të serbët e shpërngulur nga Lika e Kroacisë, pas Operacionit të Ushtrisë kroate, të koduar me emrin “Stuhija”, i regjistrojnë dhe paraqesin si të shpërngulur nga Kosova. Falë “paanësisë” UNMIK-ut, disa qarqeve evropiane, jo edhe pa pëlqimin dhe ndihmën e disa “jesmenëve” shqipfolës ( të cilët për një karrige pushtetari jepi çdo gjë), Serbia tanimë ka arritur t’i materializoj gënjeshtrat e saj, dhe kjo rezulton që një numër jo të vogël i të shpërngulurve nga Kroacia, t’i paraqet si serb të rikthyer në Kosovë. Ajo, këta serb i ka sistemuar nëpër pronat e uzurpuara të shqiptarëve dhe boshnjakëve, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, si dhe nëpër komunat me shumicë serbe.
Ja një shembull: Në pjesën veriore të Mitrovicës, me 3 dhe 4 shkurt 2000 nga falangat serbo-çetnike (“rojet e urës”), u krye spastrimi i dhunshëm etnik. Si pasojë e këtij terrori serbo-çetnik, nga pronat e tyre të ligjshme u dëbuan dhunshëm 1.564 familje, përkatësisht 11.364 banorë shqiptarë. Gjatë këtij veprim terrorist, thëne edhe më drejt, gjatë këtij gjenocidi, të ushtruar nga thundrakët serbo-çetnik, mbetën të vrarë 11 shqiptarë dhe mbi 700 tjerë, të plagosur lehtë dhe rënd. Kjo ndodhi para hundëve të administratës unmikistaneze, OSCE, KFOR-it francez dhe atij danez, të cilët këtë veprim gjenocidi e vështruan me indiferencë. Pas këtij spastrimi etnik, në pronat e shqiptarëve të dëbuar u vendosën serb të Likës, në mesin e tyre edhe bukëpjekësi nga Knini, Ljubomir Marić. Ky bukëpjekës, duke i shfrytëzuar rregullat e imponuara ndaj shumicës shqiptare, nga „paqëberësit“ dhe „ekspertët“ e demokracisë, arriti të punësohet së pari në Drejtorinë e Kombinatit Trepça-pjesën e kontrolluar nga strukturat paralele serbe dhe kështu avansim pas avansimi, arriti deri në postin e Ministrit të Pushtetit Lokal, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
IFIMES, mund të vazhdojë të shërbehet me të „dhënat“ që i servohen nga Beogradi, por duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, se saktësia e analizave të tyre do të jet më tepër se e dyshimtë!
3.„Misioni i Gjykatës speciale për krimet e e luftës?
…Edhe pse Kosova e ka legjislacionin e vet nacional, edhe pse ekziston Gjyqi ndërkombëtar për krimet e luftës në territorin e ish Jugosllavisë, me seli në Den Hag (ICTY), edhe pse ekziston misioni i EULEX, i cili është misioni më i madh në fushen e sundimit të ligjit, është e qartë se të gjitha këto institucione nuk e kanë përmbushur detyren e tyre themelore…Pa eliminimin e drejtuesve të luftës, nga jeta politike dhe publike e Kosovës, nuk mund të vije deri te përparimi i domosdoshëm.“
Nëse qenka vërtetë ashtu siç shkruan në tekstin e cituar, atëherë lind pyetja: në bazë të çfarë parimeve njerëzore, morale, politike dhe juridike, u dashka të ndërmerret një fushatë e përndjekjeve raciste ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, pa u marrë në përgjegjësi askush, nga të gjitha këto institucione vendore dhe ndërkombëtare, të cilat paskan dështuar në përmbushjen e detyrave themelore, për çka janë akredituar (të huajt) në Kosovë dhe për çka kanë marrë paga shumë më te larta se në vendet nga u sollën?
Për dike mund të tingëlloi keq, pse këtë formë të synimeve të disa çarqeve evro-perëndimore për “identifikimin” dhe “dënimin” e kriminelëve të vërtetë të luftës ( nëse vërtetë gjenden në mesin e ish pjesëtarëve të Famëmadhes UÇK) po i cilësojë raciste. Por. Unë kujtoj, se kam plotësisht të drejtë. Sepse, përndjekja, arrestimi, gjykimi dhe dënimi, vetëm i ish pjesëtarëve(kuadrove drejtuese) të UÇK-së, të cilët u detyruan të përballeshin me një ushtrie shumë moderne dhe fashiste, të pushtuesit të Atëmemëdheut të tyre. Të përndiqesh në bazë të akuzave të thundrakëve serbo-çetnik të Millosheviqit, të cilët dogjën, poçen, dhunuan, plaçkiten, masakruan civil të paarmatosur, për të vetmin faj, pse nuk futeshin nën veladonin e kishës bizare ortodokse “Shën” saviane, nuk mund të cilësohet vetëm si fushatë raciste, por me një përndjekje të stilit nazi-fashist, për çka disa vende evropiane kanë përvojë të madhe. Ky lloj i përndjekjes nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, sepse është veprim politik!
Vetë fakti se arrestimi i te piketuarit nga e ashtuquajtura Prokuroria speciale, në bazë të akuzave të rrejshme të thundrakëve serbo-çetnik, nga një polici e huaj, zhvillimi i procesit hetimor nga hetues të huaj, dërgimi në mbajtje në një burg me seli në një vend të huaj, gjykimi nga gjykatës të huaj, duk mundësuar farsën e kinse të mbrojtjes së të akuzuarit, me ndihme e përkthyesit, nuk mund të quhet ndryshe pos internim. Dhe dihet mirëfilli kush i përndoqi popujt në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ngjashëm me atë që po paralajmërohet. Dhe gjithashtu dihet mirëfilli, se në çfarë vendi në histori i vendosi drejtësia e njerëzimit, ata që përndoqën.
Kam bindjen se “qatipët” e IFIMES, jo rastësisht, me as edhe një falë të vetme nuk përshkruajnë ata që kryen veprime gjenocidale mbi civilët e paarmatosur, në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, të cilët, sot, jo vetëm se shëtisin lirshëm, të pa penguar, por edhe mbajnë poste drejtuese në institucionet paralele, publike e shtetërore, të financuara nga Serbia. Çka është edhe më keq. Me as edhe një fjalë nuk vihet në spikamë, se Komandanti KFOR-it mbanë takim të rregullta me gjeneralin serb Ljubisha Diković, herë në brendi të Kosovës (edhe në Prishtinë) dhe herë në Nish. Ku qëndron këtu e keqja? E keqja shihet botërisht, ish-komandantët e UÇK-së arrestohen në shumicën e vendeve të BE, përfshi këtu edhe Slloveninë, në bazë të denoncimeve serbe, ndërsa gjenerali serb Diković, ish Komandanti i Brigadës 37 të motorizuar serbe (e cila gjatë luftës ushtrojë terror në Drenicë), aktualisht Shef i Shtatmadhorisë të Ushtrisë serbe, edhe pse i akuzuar për krime lufte, ai pranohet si bashkëbisedues legjitim, jo vetëm i COMKFOR-it, por edhe të jo pak ushtarakëve të vendeve themeluese, jo vetëm të KFOR-it, por edhe të Prokurorisë dhe Gjykatës speciale.
4.Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, plani i shteteve kryesore të botës është eliminimi nga skena politike e shumicës së liderëve aktual, në mesin e tyre edhe të Presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi. Pas shkuarjes nga pushteti i Nikola Gruevskit (VMRO-DPMNE) në Maqedoni është shumë e mundshme të shkojë Thaçi…Për shkak të gjendjes katastrofale në gjyqësorin kosovar, nuk është e mundur të procedohen kryerësit e krimeve të luftës, bartësit e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Bërthama e krimit në Kosovë gjendet në Agjencinë për privatizim, në sferën e tenderëve publike, në kompanitë publike , në kontrollin e doganave… Në planin ekonomik, shumica e votuesve të papërcaktuar mendon, se privatizimi ishte një dështim, ngase u shndërrua në mjet për realizimin e pasurimit personal. Në disa raste privatizimi as që duhej bërë, ndërsa në raste tjera u bë me një jo transparencë të madhe, të dyshimtë dhe në mënyrë të gabuar.”
Në konstatimet brenda këtij pamfleti, bashkëjetojnë shumë të pa vërteta. Kam bindjen se këtë e dinë mirë hartuesit e tij, se të gjithë ata që qëndrojnë në krye të strukturave(bordeve) të krimit të organizuar nuk janë pa mbështetje Secili prej tyre ka ndonjë apo më shumë miq në vendet e KVINTIT, ashtu dhe mbështetjen e disa “paqëbërësëve” dhe këshilltarëve të cilët kanë ardhur në Kosovë, për të na (keq)mësuar se si ndërtohet dhe jetësohet shteti demokratik.
Nuk e besojë, se OKB, SHBA, BE, OSCE, EULEX… por edhe IFIMES, nuk posedojnë të dhënat e mjaftueshme ( për mos me thënë deri në detale), pse e tërë prona shoqërore e Kosovës u privatizua(u falë) me çmim më të ulëte se ai i privatizimit të Industrisë së duhanit në Nish, Serbi!
“Çka duket për diell kallauz nuk do”, thotë populli.
Krejt pasuria shoqërore dhe publike e Kosovës, cila u privatizua (u falë) deri me tani, u bë nëpërmjet tenderëve “publik”, prej 13 qershorit 2002 nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), për t’u vazhduar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), deri me 31 gusht 2011, në bazë Rregullores nr. 2002/12 të UNMIK-ut, më vonë në bazë nga të Ligjit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-034. Pra kjo tenderomani u shpik, u zbatua dhe u monitorua nga UNMIK-u, siç edhe dihet i mandatar KS i OKB-së, në bazë të Rezolutës 1244! Kjo vepër e dyshimtë u krye nga zyrtarë unmikistanez, natyrisht, pa u kundërshtuar nga servilët e tyre vendor. Nëse “Bërthama e krimit në Kosovë gjendet në Agjencinë për privatizim…”, natyrshëm lindin pyetjet:
a. Pse nga hartuesit e IFIMES kursehen unmikistanezët dhe ata përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët ngritën “vetëm” dolli, pas shpalljeve të fituesve të tenderëve?
b. Nëse unmikistanezët nuk kanë pas hile gjatë këtyre pazarllëqeve, pse nuk ndërmerren veprime ligjore për t’i ndërprerë punët e dyshimta, për çka ishin kompetent dhe pse heshtën deri me sot?
Arsyeja kryesore pse me kohë nuk morën veprime administrative – ligjore dhe pse heshtën deri më sot, e dinë vetëm ata. Por, besoj se e kanë të qartë, se mos kallëzimi i përgjegjësve për këto veprime të dëmshme për një popull, në rastin konkret atë të Kosovës, nuk mund të cilësohet ndryshe pos bashkëpjesëmarrje në dallaveret rreth tenderëve, të shpallura dhe kontrolluara prej tyre. Çka është edhe më keq, kursimi i njërës palë që po e përbëka bërthamën e krimit, do me thënë zgjatje e paprekshmërisë për këtë bërthamë!
Për hir të së vërtetës, duhet theksuar, nëse SHBA dhe BE, vërtetë duanë të ndihmojnë në luftimin dhe çrrënjosjen e krimit të organizuar, është koha e fundit për të ndryshuar qëndrim ndaj mujsharëve (të përkëdhelurve të tyre) në Kosovë.
5. “Afirmimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe i diskriminimit pozitiv të pakicave kombëtare, duhet të jetë prioritet i përhershëm për pushtetarët e ardhshëm kosovar.”
Ashtu si shumica absolute e bashkëkombësve të mijë, as unë nuk jam kundër diskriminimit pozitiv të pakicave. Por, nuk po e kam të qartë, përse si në SHBA, ashtu edhe në shtetet e BE, nuk bëhet diskriminimi pozitiv i pakicave kombëtare, ndërsa kërkohet nga Kosova që këtë ta ketë prioritet, përkundër faktit ai bëhet si askund në botë!
A do të lejonte cilido shtet i BE., pra edhe Sllovenia, që i japin vetes të drejtë të na mbajnë ligjërata për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë, atë që lejon Kosova, që përfaqësuesit e pakicave të cilat nuk përbëjnë më shumë se 5% të popullatës, t’i kenë 20 vende të rezervuara në parlament; që të kenë të garantuar të drejtën për të diskutuar në gjuhën amtare dhe të kenë përkthim nga gjuha e shumicës (në gjuhën serbe, turke dhe boshnjake); a do ta legjitimonin si gjuhë zyrtare, gjuhën një pakice e cila nuk përbën, më shumë se 3% të popullatës së vendit( gjuha serbe); a do të garantonin me ligje që vota e pakicave të numërohet dyfish, diçka u mundëson të bllokojnë punën e parlamentit, përkatësisht të bllokojnë miratimin e dokumenteve të rëndësishme, përkundër votës për, të përfaqësuesve të 95% të popullatës së vendit?
I jep vetes të drejtën të përgjigjem me JO!
6. “Gjatë procesit të veprimtarisë së Prokurorisë dhe Gjykatës speciale për krimet e luftës, do të zhvillohet, procesi i eliminimit të drejtuesve të luftës nga jeta politike dhe publike e Kosovës, gjë që do të çlodhte raportet në Kosovë.”
Kjo fjali e lakuriqëson misionin e vërtetë, atë kundër-shqiptarë, të Prokurorisë dhe të Gjykatës speciale.
Kjo fjali e lakuriqëson një të vërtetë, se Prokuroria dhe Gjykata speciale nuk kanë as edhe një lidhje me drejtësinë, dhe se ato janë thjeshtë instrumente politike për përndjekjen dhe eliminimin e drejtuesve të UÇK-së!
Diçka të tillë, por në mënyrë më të rafinuar, ka pas kërkuar edhe diplomati amerikan James Rubin, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në nëntorin 2013.
Kjo dëshmon, se interesat strategjike të disa qarqeve ndërkombëtare u diktojnë, që duke dëmtuar shqiptarët të fitojnë simpatinë e Serbisë, me shpresë se mos helbete do ta shkëpusnin nga prehri i Rusisë. Por kjo është një shpresë e kotë dhe këtë e dëshmon më së miri “Vëllazëria sllave 2017”!
Prishtinë , më 05 qershor 2017

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *