Faleminderit De Biasi që e dërgove Shqipërinë atje ku nuk e kishte çuar askush!

4:55 PM | 14/06/2017
Faleminderit De Biasi që e dërgove Shqipërinë atje ku nuk e kishte çuar askush!
OP/ED
0

Gianni De Biasi nuk është më trajner i Shqipërisë. Pavarësisht se Kombëtarja shqiptare në ciklin e kualifikimeve për Botërorin 2018 nuk pati performansën e pritur, ai mbetet trajneri më i suksesshëm i Kombëtares shqiptare.
Me Gani Abazin, emrin shqiptar që ia vunë të tjerët e ai e pranoi, Kombëtarja shqiptare mblodhi rreth vetes futbollistët më të mirë shqiptarë, që ishin në dispozicion të Shqipërisë, dhe arriti që të kualifikohet në Evropain, çka nuk e kishte bërë askush më herët. Me De Biasin Shqipëria luajti nivel të lartë të futbollit me dy kombëtare të forta siç ishin Danimarka dhe Portugalia, kjo e fundit kampione evropiane, të cilën për kohë të gjatë veç Shqipëria e De Biasit e kishte mposhtur. Me De Biasin Shqipëria luajti mirë e edhe shënoi edhe në Euro 2016, duke demantuar të gjithë ata dashakeqës që thonin se Shqipërinë e mposhtin të gjithë dhe se nuk di të shënoj gol. Nuk e mposhtën të gjithë, Shqipëria e mposhti Rumaninë dhe diti të shënoj.
Mirëpo ku gaboi De Biasi?
Për mendimin tim te largimi i lojtarëve të gabuar nga Kombëtarja dhe te mbajtja në Kombëtare e lojtarëve poashtu të gabuar. Largoi Xhakën, Gashin e Kaçen në vend të disa të tjerëve, që dihet kush janë e të cilët do të duhej zëvendësuar me futbollistë të rinjë.
Jashtë futbollit. De Biasit ia kam lexuar pothuajse çdo intervistë gjatë kohës sa ka qenë trajner i Kombëtares shqiptare, si dhe ia kam ndjekur thuajse të gjitha intervistat në youtube. Ai nuk është vetëm njohës i futbollit, por edhe një njeri shumë i ditur e i mençur, me mendime origjinale për çdo situatë.
Faleminderit Mister që e dërgove Shqipërinë atje ku nuk e kishte çuar askush!

P.S. Në fotografi De Biasi bashkë me futbollistin Mërgim Mavraj.

Fotografia e Uran Krasniqi

(Autori është gazetar-redaktor në RTK. Artikulli është marrë nga Facebook).

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *