Filmi ‘Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë…’ prezantohet në Pragë

7:35 PM | 16/06/2017
Filmi ‘Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë…’ prezantohet në Pragë
Kulture
0

Në mjediset e ambasadës shqiptare në Pragë u organizua prezantimi i filmit dokumentar “Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë holokaustit” në Luftën e Dytë Botërore.

Në vijim të promovimit të historisë dhe kulturës tradicionale shqiptare si dhe të prezantimit të kontributit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mjediset e ambasadës shqiptare në Pragë u organizua prezantimi i filmit dokumentar “Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë holokaustit” në Luftën e Dytë Botërore.

 Filmi dokumentar u ndoq me vëmendje dhe interes të veçantë nga përfaqësuesit e trupit diplomatik, të ftuar me këtë rast. I ftuar nderi ishte ambasadori amerikan, Andrew Schapiro, me origjinë hebreje, njëkohësisht autor i një libri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë botërore. Përmes intervistave me hebrenj, të strehuar e mbrojtur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, që aktualisht jetojnë në Izrael, SHBA e gjetkë, në dokumentar theksohet se, gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjë hebre nuk u dorëzua tek pushtuesit, asnjë hebre nuk u vra. Po kështu evidentohet fakti se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku numri i hebrenjve në përfundim të luftës u dhjetëfishua – nga 200 arriti në 2000 vetë.

Filmi përfundon me thënien biblike të Joanna Neuman, e cila i mbijetoi holokaustit pasi u mbrojt nga një familje shqiptare. “Nëse dikush shpëton një jetë njerëzore është njëlloj sikur të shpëtosh një popull të tërë. Fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e mi sot nuk do të ekzistonin, po të mos ishte familja shqiptare që na strehoi dhe na mbrojti”, shkruan shqiptarja.com

Të pranishmit mbetën të surprizuar nga kjo “mrekulli shqiptare” siç u shprehën shumë prej tyre, që as edhe një hebre i vetëm nuk iu dorëzua pushtuesve, të gjithë u shpëtuan. Ata vlerësuan kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *