Haradinaj para një kompromisi të dhimbshëm

10:38 AM | 19/06/2017
Haradinaj para një kompromisi të dhimbshëm
Lajme
0

Ose ta formojë Qeverinë vetëm me minoritetet dhe dy-tre deputetë nga krahu tjetër, duke lënë tërësisht në “varësi” të Beogradit Qeverinë e Kosovës, ose ta bëjë ndonjë koalicion paszgjedhor me LAA-në si koalicion apo vetëm LDK-në, duke përgjysmuar postet në ekzekutiv, shkruan “Zëri”.

Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e proceseve politike në vend.

E në mesin e dy këtyre opsioneve analistët kosovarë thonë se zgjidhja më e keqe do të ishte që Qeveria e Kosovës të varej nga disponimi i Listës Serbe.

Megjithatë vetë kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është i bindur se do të arrijë ta krijojë Qeverinë shumë shpejt, pa ndonjë sfidë, pazar apo sakrificë. /Zëri/

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *