Kolibe luksoze qeni deri në 200 mijë euro

7:00 AM | 19/06/2017
Kolibe luksoze qeni deri në 200 mijë euro
Lifestyle
0

Përkujdesja e njerëzve ndaj kafshëve, veçanërisht ndaj qenve, vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër.

Dikur qentë mbaheshin jashtë apartamentit, diku në baçe, në kolibe druri dhe ushqeheshin kryesisht me ushqime që tepronin nga vaktet që konsumonin të zotët.

Në ditët e sotme, qentë, gjithnjë e më tepër, po bashkëjetojnë me njerëzit dhe ushqehen me ushqime specifike.

Kolibet prej druri janë drejt zhdukjes, ndërsa një pjesë njerëzish po investojnë shuma parash për të blerë shtëpi specifike për qentë e tyre.

Të tilla janë këto kolibe luksoze, të cilat kushtojnë nga 40 mijë deri në 200 mijë euro, pra shumë më tepër se çmimi mesatar i një apartamenti, në Europë. / Top Channel/

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *