Udhëtimi më i bukur drejt vetes!

6:16 PM | 17/06/2017
Udhëtimi më i bukur drejt vetes!
Kulture
0

ALBJONA RRAPAJ

Në realitetin fizik shoh lloj-lloj imazhesh, që më shumë se t’i perceptoj janë vrasëtare për sytë e mi. Duke e soditur botën së jashtmi po më lodh shumë ato cka ajo më përcjell: Politika të shtrembëruara, ekonomi “pabukse”, dëshira të frustruara, kërkime të pakuptimta etj..etj… Teksa vazhdon soditja për atë që më rrethon fillon dhe përplasja që përshkon gjithë unin tim. Pavetëdija dhe vetëdija në një vallëzim luftarak e magjepës, ndricojnë udhëtimin vetjak. Pak nga pak më largojnë nga format e keqperceptuara duke i bërë ato më vezulluese në pamjen që ofrojnë. Në të gjithin vallëzim mundohem të qartësojë kuptimet e ofruara. Në soditjen time fillestare politika m’u duk e shtrembëruar, por papritmas nga ky vallëzim i pavetëdijes me vetëdijen pamjet e saj po bëheshin gjithmonë e më të drejta. Sa cudi? Si është e mundur që politika tani po më duket më e drejtë? Ehhh…më thërret duke buzëqeshur e pavetëdijshmja, – ndoshta sepse ti po gjen pjesë të vetes në të. Fillova të reflektoj: …gjej pjesë të vetes në të!!!! Mu kujtua Aristoteli që e shihte individin si “kafshë politike”dhe aty po kuptoja, që në fillim ajo pamja e shtrembëruar e politikës, paska qenë pikërisht ajo “kafsha” brenda meje, që duke përdorur mekanizmin mbrojtës të Frojdit “mohimin”, mundohet t’a injorojë. Një buzëqeshje përshkon lehtas fytyrën time…. U ndjeva më e paqtë, e mbase kjo paqe vinte si një shpërblim për zbulimin e të vërtetave që përshkojnë këtë udhëtim timin vetjak. Ajo politika e shtrembëruar u përbëka nga njerëz si unë, si ti që me lakminë, dashurinë e pushtetit, frymëzimin për shtypjen e bëjnë një të tërë. Kur fillova të mendoj për suksesin m’u shfaqën një nga një, dështimet apo arritjet e lidhura ngushtë me “.paranë”. Ego-ja po më fliste hapur. Dëshira për “copat e letrës” nuk qenka aq sa mendoja, qenka më e fuqishme dhe më e madhe. Po në fund të fundit pse mos të jetë?? – flet pavetëdija sërisht Ahhh…athere s’qenka ekonomia “pabukse”, qenkam unë që me pasion po pretendoj pushtetin e madhë material. Këtu kuptoj qartazi edhe revoltën që kam për ekonominë në koncept. Në një tjetër moment më shfaqen dëshirat e frustruara. Frustrimi I mban pronë të vetat duke më treguar se duhet të shkoj e t’i plotësoj vet! Më tregon që pritja e realizimit të tyre në fakt është vet dështimi. Në të gjithë këtë udhëtim papritur bie në një tavolinë e rrethuar me mendjet e ndritura të kohrave: Aristoteli, Fromi, Frojdi, Jungu, Dekarti etj…etj… Në prezencën edhe të tyre ndjeva që imazhet dhe reflektimet tashmë ndricojnë në të tjera prizme, në të tjera hapsira. Politika u bë më e ngjashme me “shtetin e së drejtës”, ekonomia u lulëzua, dëshirat po vallëzonin në më të bukrën magjepje me pavetëdijen e vetëdijen. Në po atë moment një psherëtim më doli padashje: Ky ishte udhëtimi më I bukur drejt vetes…

Më shumë lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *